Njoftime
Kush jemi ne?
VoltKos është një kompani vendore e licencuar për furnizim me energji elektrike. Ajo operon me një ekip të përbërë nga profesionistë me përvojë në sektorin e energjisë dhe tregjeve financiare. VoltKos angazhohet për një qasje të re dhe transparente në tregun e lirë të energjisë në Kosovë, ku konsumatori është përcaktuesi i çmimit dhe i kostove.
Proces i shpejtë, pa ndërprerje dhe me mbështetje të plotë nga ekipi ynë
Si funksionon i tërë procesi?
Nga aplikimi deri te furnizimi i parë me energji, VoltKos menaxhon çdo hap për ju. Ne ofrojmë një proces të thjeshtë, të qartë dhe pa ndërprerje në furnizim – pa barriera teknike dhe pa pengesa burokratike. Ju aplikoni – ne kujdesemi për gjithçka tjetër.
Aplikoni për furnizim
Bëni hapin e parë drejt kontrollit të energjisë suaj!
Plotësoni formularin online ose na kontaktoni – ne e marrim përsipër pjesën tjetër..
Oferta dhe nënshkrimi i kontratës
Pas analizës së profilit tuaj të konsumit, ju dërgojmë një autorizim që duhet ta nënshkruani dhe ta ktheni tek ne. Ky autorizim na jep të drejtën të kërkojmë nga OSSH qasje në të dhënat tuaja të konsumit të energjisë elektrike. Bazuar në këto të dhëna, ju dërgojmë një ofertë të personalizuar. Nëse e pranoni, nënshkruajmë një kontratë të qartë dhe transparente për fillimin e furnizimit.
Ne kujdesemi për të gjitha procedurat teknike dhe tregtare
Ekipi i VoltKos menaxhon tërësisht procesin teknik dhe administrativ të kalimit – pa asnjë nevojë për ndërhyrjen tuaj. Gjithashtu, mbetemi të angazhuar gjatë gjithë periudhës së furnizimit, duke ofruar këshillim të vazhdueshëm dhe mbështetje për çdo çështje që mund të lindë.
Furnizimi me energji nga VoltKos
Pas përfundimit të procesit të kalimit të furnizuesi i ri, furnizimi juaj me energji elektrike fillon nga VoltKos – një partner i besueshëm, me çmim të dakorduar së bashku me ju.
Oferta të personalizuara
Çdo biznes ka modelin dhe nevojat e veta unike për konsum energjie – prandaj te VoltKos ofrojmë zgjidhje standarde për të gjithë. Ne analizojmë profilin tuaj të konsumit dhe ju ofrojmë çmime transparente, të përcaktuara së bashku, bazuar në volumin dhe natyrën e përdorimit mujor të energjisë nga biznesi juaj.
Me një qasje fleksibile dhe të ndërtuar mbi bashkëpunim, krijojmë oferta të personalizuara që maksimizojnë kursimet dhe garantojnë furnizim të qëndrueshëm.
Na kontaktoni, dhe ekipi ynë do të përgatisë një ofertë që i përshtatet saktësisht nevojave të biznesit tuaj.
Apliko tani
Kalimi te VoltKos është i thjeshtë, i shpejtë dhe pa ndërprerje në furnizim. Mjafton të plotësoni formularin online ose të na kontaktoni në adresën tonë të emailit, dhe ekipi ynë do të kujdeset për çdo hap deri në fillimin e furnizimit me energji elektrike.
Ne ju ofrojmë çmime të përshtatura sipas konsumit tuaj dhe një proces tërësisht transparent. Aplikoni sot dhe përfitoni nga një furnizues energjie që ju jep kontroll mbi çmimin dhe siguri në furnizim.
Kontakto
Keni pyetje, kërkoni një ofertë të personalizuar apo dëshironi të mësoni më shumë rreth shërbimeve tona? Ekipi i VoltKos është gjithmonë i gatshëm t’ju ndihmojë. Na kontaktoni në cilëndo mënyrë që ju përshtatet dhe do të merrni përgjigje të shpejtë dhe profesionale.
Email: [email protected]
Tel: 080007000
Adresa: Rr. Perandori Dioklecian 17, 10000 Prishtinë, Kosovë
Orari i punës: E hënë – E premte, 09:00 – 17:0
Mëso më shumë
VoltKos sjell një qasje të re në tregun e energjisë në Kosovë – ku transparenca, fleksibiliteti dhe kontrolli janë në duart tuaja. Si furnizues i licencuar, ne ofrojmë më shumë se thjesht energji: ofrojmë ekspertizë në analizën e tregjeve, optimizimin e kostove dhe ndërtimin e marrëveshjeve që i përshtaten nevojave specifike të biznesit tuaj .
Duke bashkëpunuar me ne, fitoni një partner strategjik që e njeh sistemin energjetik, ndjek nga afër lëvizjet në tregjet financiare dhe punon për interesin tuaj. Klikoni më poshtë për të zbuluar se si funksionon procesi, çfarë shërbimesh ofrojmë dhe pse VoltKos është zgjedhja e duhur për furnizimin tuaj me energji.