Skip to main content

NJOFTIM – Ka filluar furnizimi me energji elektrike për klientët e parë

VoltKos ka kënaqësinë të njoftojë se, pas një angazhimi disa mujor dhe një përkushtimi shumë të madh, ka nisur furnizimi me energji elektrike për klientët e parë të saj.

Furnizimi me energji elektrike realizohet në bashkëpunim me një nga kompanitë më të mëdha të energjisë në tregun evropian.

Ky është një moment i rëndësishëm për kompaninë tonë dhe një hap domethënës drejt përmbushjes së vizionit për të ofruar një shërbim të besueshëm, transparent dhe të përshtatur sipas nevojave të secilit klient.

Me VoltKos garantohet furnizim i qëndrueshëm, ndërsa konsumatori biznesor e përcakton çmimin sipas marrëveshjes që i përshtatet më së miri.

Falënderojmë të gjithë partnerët dhe klientët që na kanë besuar që nga fillimi.

Për më shumë informacione apo për të marrë një ofertë të personalizuar na shkruani në:
📧 [email protected]