Janë edhe shumë pak ditë deri në përfundimin e periudhës 60-ditore të furnizimit me energji elektrike nga FMF-KEK për konsumatorin fundor. Nëse ende nuk e keni bërë zgjedhjen tuaj për furnizuesin e ri të energjisë, ky është momenti për ta bërë këtë – dhe ne besojmë se jemi adresa që nuk do t’ju zhgënjejë.
Nga data 1 gusht 2025, të gjithë konsumatorët (bizneset) me mbi 10 milion euro qarkullim vjetor dhe më shumë se 50 të punësuar janë të obliguar të kenë një kontratë furnizimi me një operator të licencuar, i cili është i gatshëm t’ju furnizojë me kapacitetin e nevojshëm të energjisë elektrike, në kuadër të shitjes me pakicë për konsumatorin fundor.
Disa raste individuale që trajtohen në institucionet tona të drejtësisë mund të marrin kohë për shqyrtim, por kjo nuk nënkupton se konsumatori fundor nuk duhet të ketë një kontratë furnizimi — dhe në asnjë rast nuk garanton çmimin. Prandaj, mos lejoni të përballeni me tarifa apo çmime të larta që nuk i meritoni. Duke lidhur një kontratë, konsumatori fundor jo vetëm që siguron një çmim të kontrolluar dhe stabilitet në furnizim, por ruan edhe të drejtën për të ndryshuar furnizuesin që në muajin pasues, nëse vlerëson se ka arsye për ta bërë këtë.
Mos e ekspozoni veten dhe biznesin tuaj ndaj pasigurive të tregut. Veproni sot dhe krijoni hapësirë për një menaxhim më të mirë dhe më efikas të kostove të energjisë.
VoltKos është adresa e duhur për furnizimin me kapacitet të energjisë elektrike për bizneset. Pyetni të tjerët që tashmë kanë kontratë me ne – krijoni bindjen tuaj, njihuni me transparencën tonë dhe ndërtoni një partneritet të sigurt për furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.