Skip to main content

Liberalizimi i tregut të energjisë – një hap drejt konkurrencës dhe zhvillimit ekonomik

Kalimi në tregun e lirë të energjisë elektrike, ndonëse sjell shqetësime të arsyeshme për bizneset, është një parakusht thelbësor për zhvillimin e konkurrencës së shëndoshë në çdo ekonomi moderne.

Përmes këtij procesi, bizneset fitojnë të drejtën të zgjedhin vetë furnizuesin e tyre të energjisë – një praktikë tashmë e konsoliduar në të gjitha vendet e rajonit dhe më gjerë.

Kosova është vendi i fundit në rajon që po ndërmerr këtë hap. Megjithatë, liberalizimi ka filluar me bizneset e mëdha industriale dhe po vazhdon me ato që kanë qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro apo që punësojnë mbi 50 punëtorë, të cilat tani janë të obliguara të zgjedhin furnizuesin e tyre të energjisë në tregun e lirë.

Ky ndryshim ka një ndikim të drejtpërdrejtë në operimin e bizneseve. Në afat të shkurtër, mund të shfaqen kosto shtesë operative për shkak të çmimeve fillestare, që mund të jenë më të larta ose më të paqëndrueshme. Por në një perspektivë afatgjatë, ky sistem mundëson stabilizimin e çmimeve dhe krijon një mjedis më të shëndoshë ekonomik, ku furnizimi me energji bëhet më i sigurt, më transparent dhe – me kalimin e kohës – më i përballueshëm.

Përmes konkurrencës ndërmjet furnizuesve të licencuar, bizneset kanë mundësi të zgjedhin ofertën më të favorshme sipas nevojave të tyre specifike. Për më tepër, kalimi në tregun e lirë nxit investime në burime të reja të energjisë dhe përmirëson cilësinë e shërbimit në tërësi.

VoltKos është një prej furnizuesve që ofron zgjidhje të besueshme për ndërmarrjet që po kalojnë në tregun e lirë. Me çmime konkurruese, mbështetje teknike dhe përkushtim ndaj klientit, VoltKos e bën këtë tranzicion më të lehtë dhe më të qartë.

Tregu i lirë i energjisë nuk është rrezik – është mundësi.

Mundësi për të zgjedhur më mirë, për të planifikuar më saktë dhe për të operuar më lirshëm në një ekonomi që synon zhvillim afatgjatë dhe të qëndrueshëm.